Rreth Nesh

Misioni ynë

Qëllimi ynë është të sigurojmë një bazë solide dhe të besueshme për bashkëpunëtorët tanë për të marrë vendimet më të mira të mundshme për avancimin e institucionit tuaj shëndetësor. Ne ofrojmë shkallën më të lartë të shërbimeve softuerike dhe vendosim standarde novatore të cilësisë. Në E Medical proceset dhe metodat tona të punës janë të nivelit më të fundit, duke forcuar pozicionin tonë si ofruesi kryesor në institucionet shëndetësore.

Vizioni ynë

Udhëheqja përmes përsosmërisë në shërbim të bashkëpunëtorëve dhe komunitetit mjekësor. Me standardet tona tejkalojmë pritjet e bashkëpunëtorëve tanë. Një qëndrim profesional dhe i pasionuar ndaj shërbimit dhe kujdesit ndaj klientit tonë. Ne përpiqemi të zgjerojmë rrjetin tonë dhe të ndryshojmë tregun për shërbimet në institucione shëndetësore, duke i kushtuar vëmendjen tonë përsosmërisë dhe praktikave më të mira për të ecur përpara.

Plani ynë

Zgjerimi i gamës së shërbimeve që ofrojmë në përputhje me kërkesat e pranuara nga bashkëpunëtorët. Plotësimi i vazhdueshëm i mundësive, inkorporimi i veglave të reja, dhe zbatimin e ideve kreative të cilat sjellin zgjidhje reale. Përkrahja e vazhdueshme në implementimin e kërkesave dhe propozimeve të pranuara nga bashkëpunëtorët. Ndërthurja e shërbimeve administrative me ato teknike, në mënyrë që të gjitha proceset të menaxhohen në një aplikacion të vetëm.

Shërbimet

Aplikacioni E-Medical

E medical Aplication është program softuerik i cili përdoret për menaxhimin e institucioneve shëndetësore si dhe ngërthen në vetëvete shumë lloje të moduleve. Menaxhim, shkëmbim i të dhënave në menyrë elektronike në lidhshmëri tek të gjitha modulet në mes ... vete. Mundësia e menaxhimit administrativ për institucionin tuaj në menyrën sa më të lehtë dhe efikase. Komunikim i të dhënave dhe analizave të pacientit në laborator në mënyrë elektronike me module tjera. Anamneza, Terapia, Diagnoza, Raporti në klinikë me mundësi automatike dhe manuale varësisht nga kërkesa e klinicistit. Statistika të plota për menaxhim sa më të thjeshtë dhe më të lehtë në institucionin tuaj. Të dhënat e pacientit do të aktivizohen në databazën e menaxhuar nga ju që nga dita e regjistrimit në laboratorin, klinikën apo ordinancën tuaj. Pagesa cash, përmes bankave bashkëpunuese, fatura dhe kuponi fiskal. Opsionin e bashkëpunimit me kompani të sigurimeve etj.

Lexo më shumë

Komunikimi

Me programin E Medical institucionet, pacientët dhe bashkëpuntorët do të bashkëveprojnë ose komunikojnë në nivelin më të lartë elektronik dhe profesional. Shkëmbimi i të dhënave dhe rezultateve me bashkëpuntorët e institucionit tuaj përmes aplikacionit tonë.

Modulet

Laboratori

Koordinimi i të gjitha proceseve në laborator si pranimi dhe dërgimi i analalizave, Centralizimi i proceseve në mënyrë që të përshpejtohet zhvillimi i tyre dhe eliminimi i gabimeve të mundëshme në minimum.

Klinika

Koordinimi i të gjithave proceseve të klinikës: pranimi i pacientëve për kontrrollë, Anamneza, Ekzaminimet, Diagnoza, Terapia, Raporti në klinikë në mënyrë automatike dhe manuale me mundësi editimi varësisht nga kërkesa e klinicistit.

Recepcioni

Koordinimi i të gjitha proceseve në recepcion si regjsistrim i të dhënave të pacientit, caktim terminesh, historiati i të gjithë pacientëve. Gjenerimi i raporteve të pacientëve që vizituan Laboratorin, Klinikën, Ordinancën tuaj.

Klientët tanë

Na kontaktoni

Për çdo informatë ju lutem mos hezitoni të na shkruani apo telefononi:

Your message has been sent. Thank you!